Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MASHTI kërkon të plotësohen orët e humbura, SBASHK kundër testimit

Gazeta10
02 October 2022 - 18:36

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10

Nga kjo e hënë, nxënësit pritet të kthehen në bankat shkollore me një muaj vonesë, shkaku i grevës. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se do ndryshojë kalendarin mbajtjes së mësimit, duke përfshirë edhe atë për zëvendësimit të orëve, që ishte kundërshtuar nga SBASHK-u. Kjo sindikatë dhe mësimdhënësit po e kundërshtojnë edhe testin më shkrim. Ndërkaq, njohësit e arsimit e cilësojnë të nevojshëm këtë proces, pasi cilësia e arsimit po mungon, shkruan Kanal10.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se me rastin e nisjes së procesit mësimor nga e hëna e 3 tetorit, se i ka bërë përgatitjet qysh para një muaji, kur ishte planifikuar të niste mësimi, por që u shty për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se nga e hëna do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Ministria e Arsimit ka ftuar për bashkëpunim dhe mobilizim të të gjithëve pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës. Gjithashtu, MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit. Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Një nga çështjet e diskutuara pos zgjidhjes për të ndërprerë grevën ka qenë edhe ajo për testimin e mësimdhënësve.

Mirëpo kundër këtij plani vazhdon të mbetet SBASHK-u dhe mësimdhënësit.

Të padrejtë po e cilëson mësimdhënësja Florie Sejdiu, e cila ka kërkuar që vlerësimi, të bëhet përmes inspektorëve.

Në anën tjetër, Sindikata që përfaqëson sektorin e arsimit, nuk pajtohet asesi që testi të jetë formë vleresimi.

Por, njohësit e arsimit, konsiderojnë të domosdoshëm vlerësimin e mësimdhënëse, pasi sipas tyre cilësia në arsim po mungon dukshëm.

Nga Ministria e Arsimit, kanë njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për për pranimin e 20 inspektorëve të rinj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.