
Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin e mëngjesit ‘Adresa e Ankesave” ka folur për sigurimin e Gjykatës Speciale, të cilët kanë përcjell gjatë ditës së djeshme në vizitë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ahmeti tha se maskat e tyre dhe veshja e tyre ngjasonte prej gangsterësh, pasi që nuk ishin me uniformora zyrtare të Policisë.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe momentin kur pjesëtari i sigurimit të Gjykatës Speciale ia drejton gishtin mjekut që e përqafoi Hashim Thaçin.
Ahmeti ka thënë se një sjellje e tillë është shqetësuese dhe sipas tij, institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë sa më shpejtë.
“Më ka bërë përshtypje pamja e disa trupave të cilët siguronin Hashim Thaçin, disa policë të cilët nuk kishin një veshje zyrtare sikur policët e tjerë, por kishin veshje gangsterësh që nuk është aspak e hjeshme si dhe poashtu edhe njëri prej tyre i drejtoj gishtin edhe një mjeku i cili po besoj që ka qenë ai i cili i ka treguar për gjendjen e babait të tij në momentin që Thaçi largohet nga aty”, është shprehur Ahmeti. /Gazeta10/