Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mason Greenwood lirohet përseri me kusht

Gazeta10
19 October 2022 - 14:32

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është liruar me kusht pas një seance private të mbajtur në Minshull Street Crown Court në Manchester.

Të hënën, Greenwood u mbajt në paraburgim pasi u paraqit në gjykatë me dyshimin për tentativë përdhunimi, sulmi dhe përfshirje të vazhdueshme në sjellje shtrënguese dhe kontrolluese.

21-vjeçari u arrestua fillimisht në janar të këtij viti, pasi akuzohet se ka përdhunuar të dashurën e tij, e cila kishte denoncuar rastin edhe në rrjete sociale me foto dhe video të publikuara.

Një zëdhënës i gjykatës tha se lirimi me kusht ishte dhënë me kushte për të mos kontaktuar dëshmitarët dhe për të banuar në një adresë në Bow Green Road në Bowdon. Greenwood nuk ishte i pranishëm në seancë dhe do të paraqitet sërish në gjykatë më 21 nëntor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.