Barcelona ka konfirmuar se drejtori i futbollit, Mateu Alemnay do të largohet nga klubi.
Pas fitores ndaj Osasunas, klubi katalunas lëshoi njoftimin se edhe pse drejtori i tyre ka kontratë deri në vitin 2024, do të largohet nga Camp Nou.
“Drejtori i futbollit të FC Barcelona, Mateu Alemany, do të përfundojë kohën e tij në klub më 30 qershor për të filluar një projekt të ri profesional”, thuhet fillimisht në komunikatën e Blaugranasëve.
“FC Barcelona do të njoftojë së shpejti ndryshimet në strukturën ekzekutive të futbollit pasi të njoftohet largimi i Mateu Alemany”, thuhet më tej në njoftimin e klubit katalunas.