Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: 300 policë të Kosovës në veri, u trajnuan nga SHBA-të

Gazeta10
29 December 2022 - 21:34

Komentatori politik, Halil Matoshi teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të projekteve madhore, theksoi se për dy vitet e fundit në vend asnjë “bunduxher” s’ka punuar në ato projekte.

Ai po ashtu në Politiko ka folur edhe për shtendosjen e situatës me barrikadat në veri të Mitrovicës.

Sipas Matoshit, në veri të vendit ishin të pozicionuar 700 policë të Kosovës, 300 prej tyre ishin të trajnuar nga SHBA-të, për situatën atje, shkruan Gazeta10.

“300 policë të Kosovës në veri nga 700 i ka trajnuar Policia amerikane., SHBA-të. Kosova ka qenë me një investim të madh 23 vjeçar në veri. Ka pasur 700 policë serb, me uniformë të Kosovës, dhe u kanë dhënë raport Policisë së Kosovës, kemi pasur prokurori, dogana etj. EULEX-i thotë se u kemi dërguar policëve të Kosovës me helikopter ushqim. Gjithnjë e më pak Kosovë ka në veri”, tha Matoshi mes tjerash në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.