
Komentatori politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka komentuar vendimin e ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, i cili ka gjobitur partitë politike për shkeljen e ligjit përgjatë fushatës zgjedhore.
Matoshi ka thënë se gjuhën e ashpër e ka nxitur së pari Lëvizja Vetëvendosje.
“Qekjo gjuhë të cilën e ka inauguru e ka nxitë në nivel të doktrinës politike është e Vetëvendosjes. Kjo gjuhë nuk ka ekzistu në zgjedhjet në Kosovë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, ai ka pasur kritika edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin aktual, Albin Kurtin.
“Albin Kurti e njeh qysh funksionon mendja e shqiptarit i cili është mediokritet e teposhtë. Albin Kurti lidhje me elitat politike s’ka se nuk din kurgja se ka i ka ra ky ven mu pavarësu. Albin Kurti din me poshtnu, me fy, me denigru…”, ka thënë ai.
Ndryshe, më 29 janar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nxjerrë disa vendime për shkelje të ligjit gjatë tubimeve elektorale. Shkaku i shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, partia në pushtet është gjobitur me 39 mijë e 500 euro, ndërsa e LDK-ja me 9 mijë e 500 euro. /Gazeta10/