Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi: Albini u met i vetmum, tash duhet me thirrë dikan prej “hajvanëve”

Gazeta10
10 Shkurt 2025 - 21:10

Komentatori politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur totalisht e vetmuar, ngaqë siç tha ai, liderët opozitarë veçse i ka quajtur “hajvanë”.

“Albini u met totalisht i vetmum sepse tash i duhet me hi me “hajvanët” e tij me pazare. Nuk munet ma Albin Kurti me qeverisë, duhet me thirrë dikan prej “hajvanëve”, ka thënë Matoshi.

Gazetari Matoshi ka theksuar se Kurti me deklarimet e tij nuk ka lënë vend që opozita t’i bashkohet në koalicion.

“Pram ia kam uru fitoren LVV-së. Është partia fituese e zgjedhjeve”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.