
Bashkëpunimi me terroristët sipas kodit penal të Kosovës është i dënueshëm deri në 20 vjet burg, ka thënë analisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku.
Sipas tij shpallja si terroriste e “Brigadës së Veriut” nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me këtë organizatë tani do të duhej të dënohej.
Vlen të theksohet që publikimi i audio-incizimeve të Mimoza Kusarit ka filluar ditën e djeshme, kanë vazhduar një pjesë edhe sot dhe janë paralajmëruar edhe për të tjera që do të publikohen ditët në vazhdim.
Këto incizime kanë pasuar me reagime të ashpra të partive opozitare të cilat kanë deklaruar që për të gjitha këto takime të Kusarit me Listën Serbe, kryeministri Kurti ka qenë në dijeni dhe ato janë bërë ne koordinimin e tij.
Analisti Halil Matoshi, deklaroi që përderisa Lista Serbe është parti e regjistruar në Kosovë, komunikimi me të duhet të bëhet, por komunikimi me Radojiçiqin nuk duhet të bëhet pasiqë që ai është në listën e zezë të SHBA-ve. /Gazeta10/