
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Xhavit Drenorit lidhur me vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për të mos marrë pjesë në debate televizive.
Drenori ka thënë se Kurti e ka marrë këtë vendim për shkak të evazionit të mediumeve.
“Z.Kurti nuk besoj që e ka nis fushatën me përfundu në qesi forme. Ka ndodh një lloj evazioni i ashpër i shumë mediumeve… Edhe z.Kurti ka thanë po flas unë më mirë me qytetarë”, ka thënë Drenori.
Por megjithatë ndaj një opinioni të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.
“Është marre z.Drenori, fol me emra dhe mbiemra. Nuk munesh me përdhos një profesion”, ka thënë Matoshi.
“E kam hallin që u kthy në boomerang kjo”, ka thënë Drenori.
Tutje, Matoshi ka thënë se kryeministri Kurti po përdor akuza të rënda ndaj oponentëve politikë.
“Po shpif kryeministri, po iu thotë oponentëve politikë trafikantë droge. A s’është shpifje kjo a?”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/