
Gjatë debatit në Politiko, analisti politik Halil Matoshi ka komentuar lëvizjet e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se votuesit e kësaj partie kanë kaluar në numër të madh te Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Matoshit, zhvillimet politike të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje konceptin e qendrës së djathtë në Kosovë.
“Kjo dëshmon diçka. Unë kam menduar ndryshe, por ajo qendra e djathtë paska qenë goxha mashtrim. Elektorat më ‘tradhtar’ se ai i LDK-së nuk po shoh, së paku pas pavarësisë së Kosovës e këndej. Askush nuk e ka humbur elektoratin sa LDK-ja. Elektorati i LDK-së ka shkuar masivisht te VV-ja”, deklaroi Matoshi.