Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi: LDK e ka dëshmuar se i mbijeton krizave, nuk është momenti për shpërbërje

Gazeta10
14 July 2026 - 21:10

Opinionisti politik Halil Matoshi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke vlerësuar se, pavarësisht pakënaqësive të brendshme, partia nuk ndodhet në një moment që të shpërbëhet.

Sipas tij, LDK ka kaluar sfida shumë më të mëdha gjatë historisë së saj dhe gjithmonë ka arritur të mbijetojë.

“LDK e ka historinë e vet. Ka kaluar nëpër sfida të mëdha, por ka arritur t’i mbijetojë atyre. Nuk është momenti që ajo të shpërndahet”, deklaroi Matoshi.

Ai tha se pakënaqësitë brenda partisë janë të dukshme dhe se aktualisht ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme lidhur me rrugën që duhet të ndjekë LDK.

“Njëra palë mendon se është më mirë të qëndrohet në opozitë, ashtu siç ka vendosur PDK. Ndërsa pala tjetër vlerëson se afrimi me pushtetin mund ta shpëtojë LDK-në dhe t’i japë asaj një rol më të rëndësishëm politik”, u shpreh Matoshi. .GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.