
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit.
Gashi është shprehur i bindur se mbyllja e institucioneve paralele serbe është vendim i drejtë, por jo në kohë të duhur.
Megjithatë, ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të bëhet “kjamet”, ngaqë siç tha ai, Kurti nuk i ka mbyllur spitalet apo shkollat.
“Ata tjertë i kanë përkrahë, bile ky i ka mshel. Nuk i ka mshel spitalet a shkollat qe mu ba kjamet”, ka thënë Gashi.
Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Matoshi.
“Problemi është që nëse i mshel me urdhër të Prokurorisë është vepër penale dhe duhesh me ba arrestime masive. Shteti edhe Albin Kurti si bartës i pushtetit ekzekutiv nuk është i interesum me arrestu serbë. Ma mirë u kanë shukate këtë punë në fushatë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/