
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes analistëve politikë lidhur me krahasimin që Gashi ia bëri kryeministrit Kurtit me presidentin Rugova.
Analisti politik, Blerim Gashi ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin me ish-presidentin, Ibrahim Rugova lidhur me tiparin e autoritetit.
Gashi ka thënë se Kurti është një lider që ngërthen në vetvete tiparin e autoritetit sikur Ibrahim Rugova për nga fuqia politike.
“Të nivelit të opozitës, të nivelit dhe staturës së Albin Kurtit ka qenë Ibrahim Rugova është e vërtetë. Ka qenë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, një figurë politike autoritative e pakontestueshme që të ka marrë me hijen e vet edhe të ka ngreh në pushtet”, ka thënë Gashi.
Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.
“Ky nuk e mrrin naltësinë e Rugovës edhe 500 vjet me jetu, 5 shekuj. Ky nuk është as tip i liderit që mendon për brezat e ardhshëm. Ky është i vogël dhe inatçi”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/