Politiko

Matoshi-Haxhiut: Qysh i drejtoheni popullit pas humbjes së shansit në KiE?

Gazeta10
11 Janar 2025 - 22:26

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe analistit politik, Halil Matoshit lidhur me mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Matoshi ka pyetur Haxhiun se çfarë do t’i thonë elektoratit kur Kosova në qeverisjen e tyre e ka humbur shansin në Kie dhe ndodhet nën sanksione.

“Si keni me ia thanë elektoratit që Kosova ka pasë me qenë pjesë e Kie dhe shkaku i juaj, i partisë në pushtet nuk është? Çka keni me bo me i zbut masat apo sanksionet ndaj Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë se Kosova është kushtëzuar nga Zajdenica dhe se kjo ka qenë arsyeja që ka mbetur jashtë KiE-së

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, por  fatkeqësisht jemi kushtëzuar me Zajednicës dhe ne nuk e kemi bërë këtë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.