Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi i ashpër me Pantinën: Kur ke qenë në VV nuk je çu në këmbë për himnin e Kosovës

Gazeta10
30 January 2025 - 21:12

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Shqipe Pantinës lidhur me respektimin e simboleve shtetërore në fushatë zgjedhore.

Matoshi ka thënë se shoqëria kosovare është krijuar me mentalitet të Vetëvendosjes, pasi nuk po  guxon t’i shkojë me flamurin e Kosovës nëpër tubime.

“Qekjo shoqni e trullavtë e ka kriju sidromin që asnjë parti prej VV-së nuk po guxojnë me shku veç me flamur të Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Ndaj një mendimi të tillë ka reaguar Pantina.

“Këto parti duhet me u anku në PZAP dhe me thanë për shkak se një subjekt po i ndikon në rezultatin e zgjedhjeve të mira, por PZAP nuk reagon”, ka thënë Pantina.

Tutje, Matoshi ia ka rikujtuar Pantinës se kur ka qenë në Vetëvendosje e ka lëshuar sallën, teka aty është kënduar himni i Kosovës.

“Shqipe, ti ke qenë pjesë e qatyne që nuk jeni çu për himnin e Kosovë“, ka thënë Matoshi.

Pantina ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ka qenë vendim i grupit që të lëshojnë sallën.

“Nuk është e vërtetë. Nuk ka ndodh që unë mos mu çu për himnin”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.