Politiko

Matoshi i ashpër me Shalën: Ke huq, kryeministri yt nuk e di më kë kufizohet Kosova

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 21:21

Një debat i ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Krenar Shalës lidhur me pozicionin e emisarit special të SHBA-së, Richard Grenell përgjatë qeverisjeve të ndryshme në Kosovë.

Shala është shprehur i bindur se Grenell ka pasur probleme edhe qeverisjet e kaluara.

“A je kanë këshilltar i Haradinajt kur qeky Grenell i ka ba presion qeverisë me e hjek taksën”, ka thënë Shala.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.

“Lidhje s’ka pasë Grenelli. Ti nuk man men kurgja. Asnjë lidhje me Kosovën nuk e ka pasë. Ky po mashtron”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Shala ka insistuar që Grenelli në qeverinë Haradinaj kishte insistuar për taksën, teksa ajo ishte zëvendësuar nga Kurti me reciprocitet.

“Qysh s’të kujtohet more? Masnej Albini e zëvendësoj me reciprocitet. Tani ky ia nisi mu përla me ta”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.