
Gazetari dhe komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Matoshi ka thënë se tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë ndër tubimet më të mëdha në kryeqytet.
“Sipas parametrave, tubimi i PDK-së ka qenë më i madhi që ka ndodhur viteve të fundit”, ka thënë Matoshi.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen të dielen, më 9 shkurt. /Gazeta10/