Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi i irrituar pas deklaratës së O’Brien: Elita politike i ka shti “veshtë në lesh”

Gazeta10
13 February 2024 - 21:45

Komentatori politik Halil Matoshi është shprehur i irrituar pas deklaratës së O’Brien, duke thënë se ‘elita politike i ka shti veshtë në lesh’.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë se O’ Brein është person shumë i fuqishëm në administratën Biden dhe deklaratat e tij për Kosovën duhet të merren shumë seriozisht.

Sipas tij, manipulim më të  madh se tash nuk ka pasur asnjëherë në historinë e popullit të Kosovës.

“Me analistë, me profesorë, me elita politike e kulturore, i kanë shti ‘veshët në lesh’, një pjesë ka hy në rresht me pushtetin dhe pjesa tjetër pa guxim intelektual qytetar e patriotik”, është shprehur ai.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Diplomati amerikan ka thënë se nëse s’trajtohemi si partner, atëherë nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.