Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Incidenti në Shtërpcë i konvenon vetëm Vuçiqit

Gazeta10
09 January 2023 - 21:47

Komentatori politik, Halil Matoshi ka vlerësuar në Politiko në Kanal10 se situata aktuale në Kosovë i konvenon vetëm presidentit serb, Vuçiq pas incidentit në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy qytetarë serbë, shkruan Gazeta10.

“Incidenti sot në jug të Kosovës, në një fshat etnik serb  i konvenon Vuçiqit dhe justifikimit të ambinetit toksik. S’na ndihmonë neve. Nëse në Serbi sulmohet autobusi me shqiptarë, ai është incident periferik edhe s’merret shteti me të. E, nëse dicka ndodh në Kosovë, Serbia krijonë tërmet global, deri në Këshill të Sigurimit e dërgojnë. Unë i besoj anës kushtetuese të Kosovës”, tha Matoshi mes tjerash në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.