Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi kritikon ashpër Abdixhikun: Humbës fatal!

Gazeta10
15 July 2026 - 21:19

Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke e cilësuar atë si “humbës fatal” dhe duke thënë se, sipas tij, ai po përpiqet ta arsyetojë veten para qytetarëve për zhvillimet e fundit politike.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Matoshi deklaroi se Abdixhiku po tenton ta zhvendosë përgjegjësinë te të tjerët për mosformimin e institucioneve.

“Ky e di që është humbës fatal, prandaj po tenton ta abuzojë partinë e vet para popullit të Republikës së Kosovës, para qytetarëve, duke u thënë se unë isha ai që po i jepja vendit institucione bashkë me Vjosa Osmanin, por këta më penguan dhe Kosova po shkon në zgjedhje. Kjo, sipas meje, është një përpjekje për ta arsyetuar veten para qytetarëve,” deklaroi Matoshi.

Ai tha se një qasje e tillë, sipas tij, synon të krijojë një perceptim të caktuar te opinioni publik lidhur me përgjegjësinë politike për situatën aktuale./Gazeta10

Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.