
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Blerim Gashit dhe Halil Matoshit lidhur me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Gashi ka theksuar se organizatat ndërkombëtare e kanë radhitur Kosovën në vendet më të larta sa i përket zhvillimit ekonomik.
“Në qoftë se Amnesty International, Banka Botërore, Fondi Monetar, Justice Projectst janë qysh ka qejf një parti opozitare me thanë janë një shpi budallë, të cilat rend e qesin prej zhvillimit ekonomik deri të papunësia deri te stabiliteti i paparë ekonomik jo vetëm në regjion, por edhe në botë vendin e tretë”, ka thënë Gashi.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Matoshi, i cili ia ka rikujtuar sanksionet ndaj BE-së.
“Me Bjellorusinë dhe Rusinë me sanksione të BE-së. A s’është Kosova nën sanksione?”, ka thënë Matoshi.
Megjithatë, Gashi ka theksuar se sanksionet do të hiqen.
“Të mirëqena a po? Po ai ka thanë i kena qit palidhje duhet me i hjek”, ka thënë Gashi.
Debati mes Matoshit dhe Gashit ka vazhduar edhe me shaka.
“Kush ka thanë?”, ka pyetur Matoshi.
“Nana e Lubës”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/