Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Nëse Kurti se zbaton marrëveshjen e Ohrit, “kanë me na u dridh kamtë prej sanksioneve”

Gazeta10
13 April 2023 - 21:50

Komentatori politik Halil Matoshi e ka konsideruar problem politik çështjen e veriut të Mitrovicës dhe se zv/kryeministri Besnik Bislimi në anën tjetër po përmend konsensione të reja në kuadër të marrëveshjes Kurti-Vuçiq në Ohër.

Sipas tij konsensionet që poi  përmend Bislimi do të jenë kompromise të reja mes dy shteteve në kuadër të procesit të dialogut, shkruan Gazeta10.

“Faktori ndërkombëtar ka mendu se Lista Serbe si një mashë e pushtit do të jetë një ndihmes me Vuçiqin që të kryej më shpejt marrëveshjen. Vuçiqi tash po munohet me imponu vullnetin e qytetarëve serb në Kosovë. Veriu është një problem permanent politik. Mos shikoni me anime me pasione të tilla, me bë prej një cështjes politike në atë të sigurisë.”, tha ai në Politiko.

Matoshi u shpreh optimist për zbatimin e marrëvshjes së dakorduar në Ohër, për çka edhe tha se pastaj s’do të mund të krijohet situatë e re politike mes Kosovës e Serbisë.

Por, në rast moszbatimi, sipas Matoshit do të pasojnë sanksione “që kanë me na u dridh këmbët”.

“Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare, dhe ligjërisht është e obligueshme. Jo me vepru me idenë e konfliktualitetit e me nxitë trazira. Por, me idenë me integru atë pjesë e ata qytetarë në shtet, qoftë edhe me çmimin e konsensioneve brenda marrëvshjes.”, deklaroi më tej Matoshi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.