
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka komentuar fotografinë e presidentës Vjosa Osmani të postuar gjatë ditës së sotme me armë në dorë.
Ai tha se presidentja Osmani e quan veten ‘rugoviste’, raporton Gazeta10.
“Kjo e quan veten rugoviste, këtu është hipokrizia e saj, Rugova e ka mbrojtë intensen e tij paqësore deri në frymën e tij të fundit, ai ka qenë humanist nuk ka qenë njeri i armëve”, tha ai në Kanal10./Gazeta10