
Gazetari, Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për mosgatishmërinë e tij për të marrë pjesë në debate televizive.
Sipas Matoshit, Kurti ka shumë siklet që të dalë në debate.
“Albini në debat po ka shumë siklet me dalë. Nuk ju beson se thotë ma trus naj pytje të papërshtatshme. Qashtu i marun është”, ka thënë Matoshi.
Sipas Matoshit, kryeministri i vendit po tenton të mashtrojë një popull që është në gjendje jo të mirë sociale dhe ekonomike.
“Nuk është punë me mashtru një popull fukara. Këta njerëz janë në siklet se tash janë në zgjedhje dhe duhet me i aktivizu turmat”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/