
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka kritikuar qasjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me gazetarët.
Matoshi këtë deklaratë e dha në emisionin Politiko, pas transmetimit të përgjigjes së Kryeministrit Kurti sot për raportet me Amerikën, transmeton Gazeta10.
“Zotëri Kurti po i përbuzë gazetarët, të cilët janë në punën e tyre të ndershme, do të thotë është mësu të luajë ping-pong me ta, dhe me atë retorikën lojë me fjalë. Por, një ditë ai do të ballafaqohet me fjalët e veta, atë që dua të them, është se z.Kurti i ka pre në besë aleatët tanë për arsye se për siguri nacionale, ShBA-ve iu janë dashur shyterje 10 muaj ditë, nuk ua ka dhanë”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10