
Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është element anti – shtet.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka respektuar rendin kushtetues se janë ngrit kundër edhe sot janë kundër, sepse 10 ligje ju kanë ra atje (Gjykatë Kushtetuese) sepse nuk kanë ditur me i shkrua dhe e akuzojnë Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq që nuk janë qu kurrë në këmbë për himnin e Kosovës dhe e kanë përdhosur flamurin e Kosovës “, është shprehur Matoshi. /GAZETA10/