Politiko

Matoshi përplaset ashpër me Spahiun: Pse po mashtron Nexh, marre të koftë!

Gazeta10
15 Janar 2025 - 20:59

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Nexhmedin Saphiut dhe Halil Matoshit.

Spahiu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e insitucioneve paralele serbe në Kosovë është në interes të Kosovës, megjithëse ka theksuar se si vendim është dashur të merret qysh në vitin e kaluar.

“Ma mirë ishin kanë nëse e kish ba vitin e kalum. Nuk më intereson nëse e bon për fushatë, por a është në interes të Kosovës. Kjo është në interes të Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Teksa flitej për institucionet paralele serbe, Spahiu ka thënë se deklaratat e ndërkombëtarëve sado të ashpra ndryshojnë me kalimin e kohës, siç ka ndodhur me kryetarët e komunave në veri.

“E ndryshojnë bre deklaratën. Një herë kanë thënë mos shkoni në zyre, tani janë shku ju kanë ba përhajër”, ka thënë Spahiu.

Ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.

“Pse po mashtron Nexh? Për vjet që i ke, marre të koftë! A i ka taku a s’i ka taku është tjetër sen. Ti the jau ka ba përhajër”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.