Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko me Kushtrim Sadikun” deklaroi se LDK-ja si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk arriti t’i ulë pasionet nacionaliste, raporton Gazeta10.
“Mua më intereson se populli nuk merr vesh, më besoni deficiti, suficiti madje edhe njerëzit që i punojnë ministra nuk i dinë. Prandaj popullit duhet me i kallëzu që Albini e ka bind me veriun. Në veri po merr populli vesh diçka sepse ju nuk keni mbërri si LDK edhe si opozitë me i ulë pasionet nacionaliste në këtë vend”, deklaroi Matoshi.
Sipas tij, shteti i Kosovës është ndërtuar mbi diçka tjetër.
“Kurrë nuk jeni mundu me thanë ngadal se shteti nuk ndërtohet mi baza nacionaliste sepse ndërtimi i shtetit të Kosovës u bë mbi bazat humanitare ndërkombëtare”, tha ai. /Gazeta10