Gazeta10

Matoshi: Presioni ndërkombëtar do bie mbi Kosovën, kur Vuçiq ndërron kahjen e qeverisjes

Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi në debatin e Politiko, ka deklaruar se Kosovës do t’i bie presioni nga vendet e tjera atëherë kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndryshon kahje sistemi politik duke krijuar një qeveri demokratike.


“Bindja ime e thellë është që presioni ndërkombëtar, që kur e themi këtë popullit të Kosovës i shkon mendja dhe syri te SHBA-të. Presioni i tyre do të bie mbi Qeverinë e Kosovës, përkatësisht mbi z. Kurti vetëm se nëse z. Vuçiç në Beograd e ndërton një qeveri me demokratë ose me forca më të moderuara e jo me përkrahësit e Sheshelit dhe socialistat e Milloshevicit, dhe nëse dakordohen që të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë atëherë presionin zhvendoset menjëherë te pala kosovare. Dhe më nuk do të ketë presion për Kodin Civil ose për Ligjin e Pagave, por do të ketë presion pikërisht për pronat e Manastirit të Deçanit që është vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse kjo e dëshmon sy bote sa jemi ne si shtet serioz, sa jemi më të përgjegjshëm si shoqëri, sa i respektojmë ne institucionet tona demokratike, Gjykatën Kushtetuese që vendimet e saj janë të pa-interpretueshme dhe Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe që tash po quhet asociacion, e një kohë të gjatë populli i Kosovës është bind që është Zajednica…”, tha ndër të tjera Matoshi/Gazeta 10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë