
Analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar lidhur me situatën e fundit duke thënë se kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk duhet besuar sepse ata janë duke mashtruar, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se Kurti përmes tensioneve në veri po synon ta justifikojë Zajednicën.
Më tej, ai ka thënë se Osmani është në shërbim të Kurtit dhe se po e imiton presidentin e Serbisë.
Tutje, Matoshi ka thënë se të gjitha këto janë mashtrim populiste.
Këtu keni postimin e plotë:
“Qytetarë ndërgjegjësonu.
Po ju rrejnë. Mos u besoni!
1.
U liru ish polici Dejan Pantić në arrest shtëpiak, siç pata parashiku më 12 dhetor.
(Lexone shkrimin më poshtë!)
2.
Albin Kurti me tensione në veri po mësynë me e justifiku ‘Zajednicën’!
Po do me kriju realitet të ri, ku nuk ka Kosovë ma në veri, për me i thânë 51-përqindshit: “Zajednica’ âsht mekanizmi i fundit për me e ruejt tokën kushtetuese!”
Tue fajsue ‘regjimin e kaluem’ për Marrëveshje të kqia!?
3.
Presidentja Osmani, në anën tjetër, në shërbim të Kurtit, po luen filma tue imitu keq Aleksandar Vučić-in!
Krejtësisht brenda “lojës” së propagandës serbe për luftë në Kosovë!
Mashtrime populiste janë!
Mos u besoni!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdon të ketë barrikada në rrugë të vendosura nga serbët lokal atje për më shumë se dy javë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10