Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Retorika e disa politikanëve e trishtë, u munduan ta relativizojnë letrën e treshes

Gazeta10
27 March 2024 - 21:15

Sot Kosova e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare në KiE, që është edhe hapi i parë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Analisti politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në kanal10, ka komentuar letrën e treshes kosovare që i kanë dërguar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Matoshi ka thënë se Retorika e disa politikanëve e trishtë, që po mundohen ta relativizojnë letrën e Osmanit, Konjufcës dhe Kurtit.

”Po e shoh një retorikë kogja trishtuese dhe të rrezikshme të politikanëve të Kosovës”, ka thënë ai

Matoshi ka fol edhe për përfitimet që do t’i ketë Kosova në Këshillin e Evropës.

“Janë edhe dy segmente të cilat publiku duhet t’i dijë është që ne përfundimisht do të kemi qasje në Gjykatën e të drejtave të njeriut, ku secili qytetar i Republikës së Kosovës mund të adresojë çështje penale në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut, nëse natyrisht i shtjerr të gjitha mundësitë vendore

Dhe. e dyta që është po ashtu shumë e rëndësishme se në Këshillin e Evropës mund të kemi qasje në Gjykatën Penale Evropiane që mund të adresojmë edhe krimet e luftës dhe përpjekjet për gjenocid të Serbisë, dhe kjo praktikisht e ofron Kosovën në familjen evropiane”, ka thënë Matoshi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.