Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: S’do të ketë luftë mes Serbisë e NATO-s, mund të ketë rebelim e tensionim të serbëve

Gazeta10
07 November 2022 - 21:55

‘Luftë ndërmjet Serbisë dhe NATO-s, s’do të ketë”, deklaroi komentatori politik, Halil Matoshi, pas zhvillimeve të fundit në very të vendit si dhe dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e vendit.

Matoshi shtoi se s’do të ketë luftë, kjo pasi KFOR-i ka madat të qartë në Kosovë, shkruan Gazeta10.

 ‘Luftë s’do të ketë. Sepse KFOR-i ka mandate të qartë për çka është në Kosovë. Por, mund të ketë incidente ndëretnike ose rebelim dhe detyrim të policisë së Kosovës që të intervenojnë. Por, luftë mes Serbisë dhe NATO-s, harrone, s’do të ketë”, tha Matoshi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.