
Pak minuta para ndeshjes sportive në Kampionatin Evropian mes Spanjës dhe Shqipërisë analisti, Halil Matoshi ka thënë se kjo e fundit ka arritur të ndërtoj një kombëtare solide, e cila sipas tij krahasuar më të kaluaren është sikurse dita me natën.
“Së pari më duhet të them që Shqipëria ka ndërtuar një kombëtare solide, mundem me thënë që është sikurse nata me ditë me të kaluarën, me vitet e 2000-ta dhe për këtë kanë merita vet shqipëtarët aty, por edhe trajnerët e huaj, të cilët duke e njohur mentalitetin, psikologjinë, etnopsikologjinë e shqiptarëve kanë mbërri me e bë një ekip me të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët”, ka deklaruar Matoshi.
Tutje, ai në emisionin Euro Kampionët në Kanal 10 komentoi edhe organizimin e shqiptarëve që sipas tij i ngjason ahengut shqipëtar, me paisje tradicionale sikurse që janë surlet dhe tupani.
“Ndaj edhe në Duseldorf sonte është një darsëm e krejt shqiptarëve, i pash me tupana, me surla, me rëndësi që shqiptarët kanë vuajtur shumë në histori, padrejtësisht edhe nga fqinjët e tyre andaj kur i shoh se si kënaqën mbushen me empati të madhe”. /Gazeta10/