
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të panelistëve lidhur me deklarimet e fundit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Spahiu ka thënë se Kurti po përdor mënyra për të mbajtur elektoratin ndezur.
“Sikur çdo njeri në natyrën e vet tenton me bo. Është problemi i shoqnisë nëse lejon me u ba diktator apo jo? Edhe unë isha ba diktator nëse m’kishin lanë”, ka thënë Spahiu.
Megjithatë, Matoshi ka thënë se Kurti po tenton të instalojë diktaturë të Enver Hoxhës.
“E ka zgjedh problemin e një diktatori. Çka me ju ba shqiptarëve që dojnë diktaturë të Enverit? Qeky njeri ka me premtu shumë shpejt bunkera besom!”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/