Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi thotë se grevistët janë pezulluar vetëm në kohën e Millosheviqit

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 14:58

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se grevistët vetëm në kohën e Millosheviqit janë pezulluar nga puna, raporton Gazeta10.

Matoshi ka thënë se Neni1 i ligjit të Kosovës garanton grevën dhe organizimin sindikal.

Tutje, Matoshi e ka quajtur stalinist të vogël, ministrin e financave Hekuran Muratin.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

Grevistët janë pezullu nga puna vetëm në regjimin fashist të Milošević-it!

1.

Neni 1. i ligjit kosovar për grevat e bân të ligjshme grevën dhe e garanton të drejtën kushtetuese për organizim sindikal:

“Ky ligj ka për qëllim garantimin e lirive dhe të drejtave, lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e të

punësuarve në Kosovë në grevë sipas standardeve ndërkombëtare.”

2.

Ligji i grevave i quan ato të ligjshme dhe në Nenin 18. Pika 1 i liron subjektët e grevave nga detyrimet e punës, për aq sa zgjatë greva, e nuk e liron Hekuran Muratin – këtë stalinist të vocer – që të veprojë tue i pezullu punëtorët nga puna dhe tue u nalë pagat atyre: Sepse ligji e a provon grevën si aktivitet të ligjshëm!

3.

Edhe ni idiot tjetër analfabet që âsht ngritë në postin e Sekretarit të kësaj Ministrie Enis Spahiu, dëshmon së âsht vetëm ni analfabet funksional dhe asgjâ ma shumë!?

4.

Lexoni ju analfabeta politik e Nëse nuk dini kërkoni nji interpretim nga ndoni jurist normal, nëseka të tillë në Qeverinë tuej:

Pika 2 e Nenit 18 i sanksionon kundërveprimet e shteti si të paligjshme.

“Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Ministria e Financave edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të ua ndalojë pagat të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj greve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.