
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Matoshi ka thënë se deputetët e ministrat nuk duhet të pasurohen në qeverisje, por ka theksuar se në qeverinë Kurti ka ndodhur e kundërta.
Ai me ironi ka thënë se “krejt po ngjesin kravata e po veshin firma të shtrenjta të rrobave”.
“Krejt i kanë ngjitë dhamtë, krejt kanë ngjit kravata, krejt po blejnë Armani. Krejt po veshin tesha Gucci, Prada”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/