
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka mbajtur ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku u kujtuan të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR), raporton Gazeta10.
Ambasadori britanik, Nicholas Abbot, bashkë me ushtarë nga ky vend dhe krerë institucional në Kosovë, kanë kujtuar 14 ushtarët britanik që humbën jetën gjatë operacioneve në Kosovë, pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar
Në nderim të tyre, u vendosën kurora afër pllakës përkujtimore e cila ndodhet në sheshin “Edit Durham”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./Gazeta10.