
Sot në orën 12:00 ka nisur të mbahet mbledhja konstituive për zëvendësimin e asamblistëve.
Mbledhja po mbahet në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok, raporton Gazeta10.
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal po monitorin nga afër procesin, ndërsa i pranishëm është vet ministri Elbert Krasniqi. Ndryshe, më 14 dhjetor në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut janë betuar 14 asamblistë të rinj të cilët vijnë nga Iniciativa Qytetare, kjo pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor.
Ndryshe, më 14 dhjetor në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut janë betuar 14 asamblistë të rinj të cilët vijnë nga Iniciativa Qytetare, kjo pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor./Gazeta10
