
Njëri prej politikanëve ekstremist serb, ish ministri i brendshëm, Aleksandër Vulin pritet të marrë një pozitë tjetër, shumë të rëndësishme në Serbi, raporton Gazeta10.
I portretizuar si njeriu i Rusisë në Serbi dhe mbështetësi i hapur i politikave të Putinit, Vulin do të emërohet shef i shërbimit intelegjent të Serbisë, BIA.
Novosti raportoi se ministër i Brendshëm do të jetë Bratislav Gašić, duke rritur spekulimet për Vulinin në krye të shërbimit sekret./Gazeta10