
Qytetari nga Prizreni është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se në lagjen ‘Asim Berisha’ nuk ka ujë dhe as ndriçim publik.
Ai ka thënë se mungesa e ndriçimit dhe ujit po paraqet problem serioz për banorët dhe se janë mbi 150 shtëpi që jetojnë aty, raporton Gazeta10.
“Kam qenë në komunë disa herë edhe e kam parashtruar ankesën por që nuk është marrë parasysh nga askush, në këtë vend jemi mbi 150 shtëpi ku mungon ndriçimi publik, ne e kemi vendosur privat një dritë që fëmijët të dalin dhe të luajnë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10