
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se mbi 20 familje janë në hall nga mungesa e infrastrukturës rrugore, rrjetit të ujërave të zeza dhe mungesa e ujit të pijshëm në lagjen “Arbëria” të Komunës së Gjilanit, raporton Gazeta10.
Banorët e lagjes thonë se me mjete vetanake kanë shtruar rrugën shpesh herë me zhavorr, ndërkohë që ujin e pijshëm vazhdojnë ende ta blejnë.
“Po na pengon mjaftë, sepse s’i të mbushet rrjeti i ujërave të zeza, me dalin krejt në shitore, me kove duhet me i hek deri të vin ata me i largu.”, ka thënë një vendas.
Gjilanasit kanë thënë se më nuk kanë shpresë për ndihmë nga komuna.
“Me ju thanë të drejtën asnjë qytetar më nuk vjen, sepse thojnë kot shkojmë, i kanë qu duart thojnë s’kemi ku shkojmë, asnjë kryetar i komunës deri tani apo drejtor i shërbimeve publike nuk ka ardhur këtu. Ne nuk po dojmë veç me ardh me na vizitu po me ndi dorën e shtetit, komunës me investime, se të gjithë këta janë taksa pagues të kësaj komune.”, është shprehur ai.
Lidhur më këtë nga Komuna e Gjilanit për Kanal10, kanë thënë se kjo lagje nuk ka qenë e planifikuara për këtë vit që të rregullohet, por që do t’i kenë parasysh për vitin e ardhshëm këto kërkesa.
Banorët kanë paralajmëruar protestë në rast se nuk ju gjendet një zgjidhje./Gazeta10