Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 20 familje në hall me mungesën e investimeve

Gazeta10
24 October 2022 - 19:52

Mbi 20 familje të lagjes Arbëria në rrugën “1 Tetori” në Gjilan po përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore, rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit. Ata thonë se janë të zhgënjyer nga pushteti lokal dhe më nuk do të trokasin në dyert e tyre pasi nuk po merren parasysh kërkesat e tyre. E nga Komuna e Gjilanit kanë thënë se nuk kanë buxhet për investime deri në vitin 2023.

Raporti: Egzona Shala, Kamera: Deurit Shaljani.

Mungesa e infrastrukturës rrugore, rrjeti i ujërave të zeza e mungesa e ujit të pijes janë këto probleme elementare me të cilat po ballafaqohen mbi 20 familje të lagjes “Arbëria” në rrugën “1 Tetori” në Komunën e Gjilanit.

Temperaturat e ulëta e ditët me shi bëjnë që qarkullimi nëpër këtë rrugë të bëhet i vështirë gjatë dimrit e më shumë pluhur gjatë verës.

Banorët e lagjes thonë me mjete vetanake kanë intervenuar vazhdimisht për ta shtruar rrugën me zhavorr.

Derisa për ujë të pijes ata thonë se vazhdimisht duhet ta blejnë në dyqane ose të furnizohen fshatrat përreth.

Banorët thonë se kanë kërkuar zgjidhje nga komuna, por që sipas tyre nuk i kanë marr parasysh kërkesat.

Ata thonë se më nuk duan të trokasin në dyert e komunës, pasi kanë humbur shpresën se mund t’i përgjigjen kërkesave të tyre.

E nga Komuna e Gjilanit kanë thënë se nuk kanë mjete financiare të planifikuara për këtë investim deri në vitin 2023.

Banorët kanë paralajmëruar që do të organizojë protestë nëse nuk ndërmerren hapa për rregullimin e zgjidhjes së problemeve të tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.