Gazeta10

Mbi 21 mijë familje nën asistencë sociale, prin komuna e Mitrovicës

Në muajin prill të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 127 familje ku gjithsej 83 mijë 811 anëtarë, dhe nga kjo skemë për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 54 familje.

Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbetet komuna me më së shumti familje nën asistencë sociale. Gjatë muajit prill nga kjo komunë janë evidentuar 2 mijë e 76 familje nën asistencë sociale, edhe pse ka një rënie të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143 mijë 522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 625 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 94 përfitues.

Si dhe gjithaashtu siç është raportuar nga ASK-së skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 8 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 763 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mbi 831 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë e 599 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 mijë 291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.

Sipas raportit të ASK-së për Statistikat e Mirëqenies Sociale, gjatë muajit prill 2023 janë braktisur 3 fëmijë./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij