Gazeta10

Mblidhen krerët e shtetit, po koordinohen për zhvillimet e fundit në vend

Krerët e institucioneve të Kosovës janë mbledhur në një takim në kuadër të zhvillimeve të fundit në vend, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e tyre thuhet se në këtë takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk po marrin pjesë.

Tutje, thuhet se institucionet e vendit do ta vazhdojnë komunikimin me opozitën për temat e interesit nacional.

Po ashtu, është thënë se komunikimi e konsultimi do të vazhdojë edhe me partnerët strategjik të Kosovës.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shëarz, si dhe Ministri i i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik”, thuhet në njoftimin e tyrë në Facebook. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë