Lajme

Mblidhet Kryesia e Nismës: Po punojmë çdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve

Gazeta10
07 Janar 2025 - 16:05

Nisma Socialdemokrate e mbajti sot mbledhjen e Kryesissë së partisë.

Siç njoftoi partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj, aty diskutuan “për situatën aktuale dhe takimet që po zhvillohen me strukturat në vend”.

“Ne po punojmë çdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarëve t’u lehtësojmë jetën e përditshme prandaj veçVEPRA i duhen Kosovës, dhe bashkimi ynë garanton siguri dhe ekonomi për një Kosovë fituese”, thuhet në njoftimin e Nismës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.