Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet Qeveria, miraton ndryshimet në Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për të kryer obligimet financiare nga viti 2023

Gazeta10
31 January 2024 - 15:55

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në formë elektronike, ku ka miratuar disa ndryshime

Në këtë mbledhje janë miratuar ndryshimet në Ligjin Mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak, si dhe pasqyra preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:-Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.-Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.