Gazeta10

Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka e ndihmojnë Ukrainën me armë dhe para shtesë

Britania dhe Danimarka njoftuan të enjten në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në Kopenhagë se do ta ndihmojnë Ukrainën edhe më tej me para dhe armë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Britania përmes një deklarate tha se do të furnizojë Ukrainën me më shumë sisteme raketash me shumë lëshime që mund të godasin objektivat deri në 80 km (50 milje) larg.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace tha se furnizimi me armë do të ndihmonte Ukrainën të mbrohet kundër artilerisë së rëndë ruse.

Danimarka ndërkohë do të rrisë ndihmën e saj financiare për Ukrainën me 110 milionë euro (113.6 milionë dollarë), tha kryeministrja Mette Frederiksen në konferencën ku morën pjesë disa ministra evropianë të mbrojtjes.

“Kjo është një luftë mbi vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa dhe bota e lirë… Sot ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën,” tha ajo.

Konferenca, e cila organizohet nga Ukraina, Danimarka dhe Britania, mbahet për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën pas pushtimit rus.

Moska thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë që synon të mbrojë sigurinë e Rusisë kundër zgjerimit të NATO-s. / Gazeta10.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë