Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj për udhëtimet në Veri të Kosovës

Gazeta10
10 June 2026 - 14:17

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar rekomandimin për qytetarët e saj sa i përket udhëtimit në Veri të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar sot, shteti britanik thotë se është ndryshuar rekomandimi për të mos udhëtuar fare në Veri dhe se tashmë qytetarët britanikë mund të udhëtojnë në atë pjesë edhe në rastet kur nuk e kanë të domosdoshme.

“FCDO (Ministria e Jashtme Britanike) nuk këshillon më kundër çdo udhëtimi përveç atij thelbësor për komunat Zvečan, Zubin Potok, Leposavić dhe pjesët e Mitrovicës veriore të lumit Ibër”, thuhet në njoftim.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar kishte këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtonin fare në pjesën Veriore të vendit, përveç kur e kanë pasur të domosdoshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.