Gazeta10

​Mbrojtja e Selimit: Prokuroria të jap një listë të dëshmitarëve që synon t’i intervistojë tre muajt e parë

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë po diskutohet lidhur me listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë të ditur se mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar nga ZPS që t’i jap mbrojtjes listën me 32 dëshmitarë të cilët synon t’i thërras.

Ndërsa mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar që gjykatësi të urdhërojë prokurorinë të jap një listë provizore të dëshmitarëve që synon t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit.

Gjykatësi procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka bërë të ditur se ZPS ka paraqitur 196 dëshmitarë sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë që do të japin dëshmitë e tyre tërësisht me shkrim.

“Më 2 shtator ZPS parashtroi listën e shikuar të dëshmitarëve, ZPS ka propozuar gjithsej 709 orë në çështjen e saj, ndërkohë tani kemi 196 dëshmitarë të propozuar sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë të propozuar që do të japin dëshminë e tyre tërësisht me shkrim. Vërej që mbrojtja e Veselit rithekson kërkesën për ZPS-në që ajo të jap për mbrojtjen së pari listën me 32 dëshmitarë që ajo synon të thërras sa i takon çështjes dhe gjithashtu të thotë se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të dëshmitarëve. Po ashtu mbrojtja e Selimit kërkon që unë të urdhërojë që ZPS të jap një listë provizore të dëshmitarëve pa cenuar ndryshime të tjera sa i takon tre muajve të parë të gjykimit”, ka thënë gjykatësi.

Sipas mbrojtjes së Selimit është e rëndësishme të jepen sqarime për grupet e dëshmitarëve që do të merren në pyetje së pari, raporton Gazeta10.

Ndërsa në konferencën e fundit ZPS kishte deklaruar se nuk është në gjendje të jap informacione për këtë çështje në këtë fazë.

Konferenca po vazhdon me diskutimin për dëshmitarët ku gjykatësi po kërkon nga prokuroria të tregojë se kur mund të jap hollësi lidhur me këtë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes.

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut