Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Mbrojtje automatike” – “Çka je tu fol o burrë?”: Berisha e Krasniqi debatojnë me njëri-tjetrin

Gazeta10
07 Prill 2024 - 23:36

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.

Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.

Drejtori sportiv i Malishevës, Milaim Berisha dhe Ramiz Krasniqi debatojnë me njëri-tjetrin rreth ndeshjes Malisheva – Dukagjini.

Berisha e akuzoi trajnerin Krasniqi se nuk e ka shikuar fare ndeshjes dhe po flet pa pasur informata.

“Trajneri po i bën mbrojtje automatike referove/federatës, nuk e ka shikuar fare ndeshjen dhe po thotë se nuk ka pasur fare gabime, edhe pse nuk ka as informatën më të vogël për ndeshjen e luajtur” – tha fillimisht Berisha.

Menjëherë u përgjigj Krasniqi, i cili e kundërshtoi.

“Çka je tu fol o burrë? Unë të thash se e kam shikuar ndeshjen disa herë por ti nuk po dëgjon, të lutëm bëj kujdes e trego respekt, pasi nuk është e duhur një sjellje e tillë” – ia ktheu Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.